Kristjan Asllani ndoqi nga pankina barazimin e skuadrës së tij Torinos, ndaj Pisës. Trajneri i Torinos, Marco Baroni u ndal të fliste pikërisht për mesfushrin shqiptar, në intervistën pas ndeshjes.

“Nuk e përdor sistemin e hierarkive, është një formë respekti ndaj të gjithë lojtarëve.

Atë që shikoj më mirë, ai luan. Iliç ka bërë dy ndeshje të mira, ashtu si edhe Asllani që është i fortë dhe e kemi dashur.

Ai erdhi këtu pasi kishte tre vjet pa bërë ndeshje rresht, ndërsa tani ka luajtur 10 ndeshje në më pak se dy muaj. Për mua, ata duhet të bëhen të gjithë titullarë, pasi nuk mbërrin në fund të sezoneve vetëm me 12 futbollistë”, tha Marco Baroni, trajneri i Torinos.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb