Kristjan Asllani zgjodhi të kalonte te Besiktas, për të vijuar karrierën e tij. Mesfushori i kombëtares u shpreh entuziast, në fjalët e tij të para si lojtar i skuadrës turke.

“Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim. Një shqiponjë nuk tërhiqet kurrë mbrapa dhe unë do e tregoj. I lindur për të fluturuar dhe i krijuar për të luftuar. Asnjë frikë, asnjë justifikim. Vetëm zemër. Përqendrim maksimal. I lindur shqiponjë, gjithmonë shqiponjë”- tha Asllani në italisht.

Sa i takon marrëveshjes, bëhet fjalë për një huazim deri në verën e 2026, ndërsa klubi turk ka të drejtën e blerjes së kartonit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb