Te PSG hapet çështja Dembélé. Rinovimi i kontratës së yllit francez nuk është më aq i sigurt. Klubi parisien ka nisur bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes, pavarësisht se kontrata aktuale është e vlefshme deri në vitin 2028, por ka vendosur rregulla të qarta: asnjë tejkalim i tavanit të pagave.

Pas një sezoni të shkëlqyer dhe me statusin e një prej liderëve të skuadrës, Dembélé kërkon një përmirësim të ndjeshëm financiar. Megjithatë, drejtuesit e PSG-së janë të vendosur të ruajnë ekuilibrat ekonomikë dhe të mos përsërisin gabimet e së kaluarës me kontrata jashtë kontrollit.

Mesazhi i klubit është i prerë: nuk do të ketë “çmenduri” pagash, edhe për lojtarët më të rëndësishëm. Një qëndrim që ka ftohur negociatat dhe ka shtuar dyshimet për të ardhmen e anësorit francez në Paris.

Nëse palët nuk gjejnë një marrëveshje të përbashkët në muajt në vijim, skenari i largimit nuk përjashtohet. Në horizont mbetet pista e Arabisë Saudite, e gatshme të ofrojë shifra shumë të larta për ta joshur Dembélén larg futbollit evropian. Situata mbetet e hapur dhe zhvillimet priten me interes të madh në javët e ardhshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: