Gazetari i njohur, Glend Tafaj, në Sport News në News 24 ka dhënë mendimin e tij për sulmuesin Rey Manaj. Sipas Tafaj, nuk ka aspak dyshime për cilësitë e këtij lojtari, teksa u shpreh se i vetmi problem është fakti që luan në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Nuk ka dyshime për Manaj. Do ishte utopike tani. Mund të ketë edhe alternativa patjetër. Në përfaqësuese të gjithë mund të luajnë, pastaj vendos trajneri.

Duhet dhënë merita dikujt që shënon, patjetër.  Me Manaj më shqetëson fakti që ka shkuar të një skuadër në Emiratet e Bashkuara Arabe si Al Sharjah, këta të fundit luftojnë për mbijetesë”- tha Tafaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb