MAQEDONI E VERIUT

Partitë politike maqedonase nuk kanë arritur asnjë konsensus deri tani për zgjedhjet e parakohshme dhe datën e re.

Me shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme ra dhe pista e zgjedhjeve në fillim qershor ashtu siç donte LSDM apo BDI dhe tani data më e mundshme mbetet 21 qershori.

Më e largëta mbetet data që propozon Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës që kërkon zgjedhje më 26 korrik kurse ngërçi mbetet tek VMRO- DPMNE, partia më e madhe opozitare që nuk propozon asnjë datë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb