Ish-ministri i jashtëm Aldo Bumçi në një intervistë në emisionin “Studio24” në News24 u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama ndaj Donald Trump. Gjatë intervistës, Bumçi tha disa nga argumentet, përse sipas tij, ka një thyerje të marrëdhënieve të Shqipërisë me Amerikën, duke bërë përgjegjës, kryeministrin Rama.
“Ka një thyerje të marrëdhënie të Shqipërisë me Amerikën…Theksimi për drogën dhe krimin e organizuar në çdo qëndrim publik. Por dua të përmend tre qëndrime të zotit Rama…ai ka deklaruar që amerikanë i zgjidhin problemet me bomba në një takim para pak javësh është publike, dhe ka thënë po ashtu se i lënë vendet më keq se si i gjejnë., Dhe Europianë ndryshe ndërtojnë shtete. Një vend anëtar o NATO që kritikon SHBA që ndërhyn me bomba? Kush është kundër ndërhyrjes Serbia, Rusia…Pra një vend të mbajë këtë qëndrim tregon thyerje të jashtëzakonshme të marrëdhënieve. Po ashtu ka thënë që Europianë nuk duhet të marrin leksione paqe jashtë europës. Dhe po ashtu tallja publike që i bëri, nuk është shkarje, u tall me presidentin Trump dhe tha që u lodh shumë për të arritur paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë…Po përse i bëri Rama këto? Ai me administratën Trump ka përdorur cdo mjet lobimi dhe nuk i ka ecur…dhe ata nuk mbyllin sytë për zgjedhjet, trafikun e drogës dhe McGonigal që është rihapur sërish. Rama i di këto dhe po mban këto qëndrime që përmenda…”, tha ai…
