Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS-së foli për çmimin e karburanteve, teksa 1 litër naftë po arrin nivele rekord, duke kapur shifrën mbi 215 lekë për litër.

Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të lehtësuar qytetarët, ndryshe nga vendet e tjera deri tani si Italia, Spanja por edhe Serbia të cilat kanë ndërhyrë në treg me paketa financiare.

“Deri tani nuk shohim imapkt përveç naftës, te të tjera çmime. Jemi në kushte ku kemi një borxh dhe deficit jo vetëm të ulët, që na mundëson që në momente të tilla të kemi dhe hapësirë në dispozicion për të mos lënë vetëm askënd, duke pasur parasysh ata që janë më në nevojë. Ne këtu në këtë fazë që nuk e di askush se sa do të zgjasë, në radhë të parë kemi në vëmendje pensionistët dhe nuk do të bëjmë asgjë që nuk do të shkojë për të siguruar ata për së pari. Nuk do të lejojmë asnjë spekulim me çmimet. Jemi në fund të një procesi që do të materializohet në 1-2 muajt në vijim, për të futur në përdorim kompetentë të rij në monitorimin e naftës, për të shmangur evazionin dhe kontrabandën e naftës, e cila vazhdon të jetë prezentë në treg.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: