I intervistuar nga “Premium Sport”, pak minuta pas derbit të Milanos, drejtori sportiv i Inter, Piero Ausilio, ka folur për mekaton zikaltër.

“Tare ka thënë se me shumë mundësi De Vrij do të vijë te Inter? Ai bën merkaton e Lazio, jo tonën dhe nuk mund të komentoj asgjë sepse jemi të përqendruar te sezoni dhe merkato e Inter do të fillojë më 20 maj,” – tha numri 1 i merkatos së Inter, shkruan telesport.

I pyetur për rinovimin e Icardi, ai shtoi: “Kjo çështje nuk ka pasur asnjë afat skandencë apo ultimatum. Eshtë diçka aq natyrale se mund të ndodh edhe që nesër ose në fund të sezonit. Situata është e qetë. Icardi është shumë mirë këtu te ne dhe ne jemi shumë mirë me faktin që ai do të jetë kapiteni ynë.”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: