Një sulm i ri izraelit goditi periferitë jugore të Beirut, një bastion i grupit pro-iranian Hezbollah. Ky është sulmi i parë në zonë që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit më 17 prill.
Në një deklaratë të përbashkët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz thanë se ushtria izraelite kishte në shënjestër një komandant të forcës Radwan të Hezbollahut.
Sipas deklaratës, “Forcat Mbrojtëse të Izraelit goditën komandantin e forcës Radwan të organizatës terroriste Hezbollah në Bejrut, me qëllim eliminimin e tij”.
Dy zyrtarët izraelitë theksuan se operacionet do të vazhdojnë ndaj çdo personi që konsiderohet kërcënim për sigurinë e vendit.
“Asnjë terrorist nuk është imun. Krahu i gjatë i Izraelit do të kapë çdo armik dhe vrasës. Ne premtuam të garantojmë sigurinë e banorëve të veriut dhe po e bëjmë këtë”, thuhet më tej në reagimin zyrtar.
