Në një intervistë në emisionin “Kjo javë” në News24, Dorjan Teliti foli për situatën në Bashkinë Tiranës, situatën në Partinë Demokratike dhe si edhe mbrojtjen e kauzave të rëndësishme nga ana e opozitës.
Ai shprehu shqetësimin për shumë problematika për të cilën tha se përballen qytetarët në Tiranë, si mungesa e parkimeve, infrastrukturë shtesë, apo shërbime të tjera.
“Ka qenë një vit intensiv, sfidues me kauza që duhet t’i mbronim. Na kanë vënë shumë shkopinj nëpër këmbë, nga ana e mazhorancës. Kërkesën tonë bazike për të diskutuar se si po menaxhohet puna në bashkinë Tiranës. Kemi drejtorë që lëvizin mëngjes drekë darkë dhe nuk bëjnë transparencë mbi asnjë shpenzim të kryer në Bashkinë e Tiranës. Këshilli Bashkiak ka një mangësi sepse detyron mbledhje një herë në muaj që nuk është normale. Këshilli Bashkiak duhet të mblidhej çdo javë. Ne përballemi me një censurë ekstreme sa i përket fjalës. Në vërtet mund të bëjnë çmos për të mbyllur gojën, por ne transparencën me qytetarët e bëjmë edhe në forma të tjerë, nëpërmjet mediave apo reagimeve të ndryshme. Sot bashkia e Tiranës ka para të mbledhura që nuk i ka shpenzuar dot dhe është fenomeni i fondeve të bartura…I ka marrë paratë, por nuk ka qenë i aftë për të dhënë shërbime”, tha ai.
