Ish-kryeministri Sali Berisha në një komunikim për mediat nga selia e PD, ku edhe po zhvillohet protesta tha se , në asnjë moment nuk është synuar dhuna, dhe se lëvizja ka qëllim paqësor.

‘Është  një dhunë ndaj protestuesve paqësore. Ky është një peng amoral që ka humbur çdo normë dhe standard, kërkon të largojë me gaz dhe dhunë referendarët e lirisë që kanë ardhur sot më të vendosur se kurrë të përmbarojnë vendimin e tyre historik. Dyert e shtëpisë nuk mbyllen kurrë për familjarët. I mbyll vetëm pushtuesi, zaptuesi që quhet Lulzim pengu apo Bash brava. Durim gjakftohtësi, vetëpërmbajtje dhe fitore’, tha ai.

Ndërkohë të shumta kanë qenë thirrjet e protestuesve të cilët kërkonin largimin e kreut të PD Lulzim Basha.

“Basha ik, Basha ik”, dëgjoheshin nga britmat e mbështetësve të Berishës.

‘Ai aty është njeriu i parë që u vërsul në shtatorë e Enver Hoxhës. ‘Çfarë keni parë ju, asnjë xham nuk është thyer, dera u hap vetë’, tha më tej Berisha, ndërsa shtoi: Kujt iu mbyll dera këtyre që janë njerëzit më të lirë. Protesta do të zgjasë sa të jetë e nevojshme. Unë jam anëtar i Komisionit të Rithemelimit’, tha më tej ai.

I pyetur për sulmin ndaj Roland Bejkos , Berisha tha: Nuk jam për asnjë dhunim, unë nuk i kam parë skenat dhe ajo do të shqyrtohet. Ne jemi paqësor siç e shihni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb