TIRANË- Astrit Hado zgjidhet Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Pas largimit të Vjollca Brahos nga kjo detyrë, Astrit Hado u propozua nga Kryetari i Këshillit, Ministri Blendi Klosi në krye të ISSH-së.
I diplomuar si ekonomist, dhe hartues i reformës së re në pensione, Hado mbante prej disa vitesh postin e nëndrejtorit. Pas propozimit nga Klosi ai është zgjedhur me unanimet nga Këshilli Administrativ Drejtor i Përgjithshëm i ISSH-së.
Ish-drejtoresha Braho, u largua nga ky post për t’u emëruar Drejtoreshë e Përgjithshme e ISKSH-së ose tashmë Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).
(m.k/BalkanWeb)
