Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shprehur pakënaqësi në lidhje për dhënien e Çmimi Nobel për Paqen, një personi tjetër dhe jo presidentit amerikan Donald Trump-it.
Netanyahu tha se Trump e ka bërë realitet armëpushimin, dhe sipas tij, çmimi duhet të shkonte për atë.
“Komiteti i Nobelit adhuron të shkruajë fjalime për paqen, ndërsa Trump shkruan histori me bojë të artë. Ata shpërndajnë çmime, ai shpërndan armëpushime. Ata pinë çaj dhe dërgojnë ‘tweet’-e, ai përkul konfliktet globale si një shufër çeliku. Nuk keni pse ta simpatizoni, por faktet nuk kanë nevojë për leje që të jenë të vërteta. Trump nuk foli thjesht për paqen, ai e solli atë me prova”, shkruan në një postim kryeministri izraelit.
