Partia Demokratike kërkoi përjashtimin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, pas debatit të ashpër të zhvilluar në seancën e fundit plenare.

Opozita pretendoi se Balla u ishte drejtuar deputetëve të PD me fjalë fyese nga foltorja e Kuvendit, duke përdorur termat si “po lehin”, “rraca e tyre”, “ta tregoj unë ty”, “gënjeshtar”.

Por kërkesa e opozitës u hodh poshtë nga shumica socialiste në Sekretariatin te Etikës, e cila e konsideroi çështjen “të mbyllur” pas ndjesës publike të Ballës.

Demokratët e cilësojnë vendimin e Etikës si një standard të dyfishtë dhe mbrojtje politike ndaj eksponentëve të PS-së, pasi po sot u vendos përjashtimi i liderit të PD, Sali Berisha me 10 ditë, për deklaratat ndaj ambasadorit të BE, Silvio Gonzato.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb