Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim pasditen e së enjtes me të rinjtë votues për herë të parë në qytetin e Durrësit, ku ndër të tjera foli dhe për largimet e të rinjve jashtë vendit.
Rama tha se shkaku i largimeve nuk është politike por për një jetë më të mirë.
Sipas Ramës, në këto zgjedhje pritet shumë nga mosha e re, e cila, sipas tij, do të votojë për fatin e vetë të lidhur drejtpërdrejt.
“Arsyeja konkrete pse ju duhet të jeni aktivë, më shumë se çdo herë tjetër, është se në këto zgjedhje janë të lidhura konkretisht më shumë se çdo zgjedhje që ka kaluar më parë. Sepse janë direkt të lidhura me ju dhe bashkëmoshatarët tuaj.
Këto zgjedhje janë me shumë gjasë dhe varet nga ne, që do të përcaktojnë se ku do të jetë Shqipëria. Nëse do të jemi të qartë, do ta çojmë Shqipërinë në BE. Gjërat kanë ardhur në këtë mënyrë dhe kanë ardhur sepse janë përputhur dëshira dhe fati ynë me fatin i BE. Që ndryshe pak kohë më parë, sot jo vetëm e thotë se ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, por edhe e kërkon me këmbëngulje që ne të mbyllim negociatat. Edhe në harkun e dy viteve këto procese të përfundojnë dhe në 2030 Shqipëria do të jetë e anëtarësuar në BE.”
(BalkanWeb)
