Deputeti demokrat Gazment Bardhi, i pyetur në “Log.” për arsyet e humbjes së PD në zgjedhjet e 11 majit dhe hapat që do të ndërmarrë, u shpreh se bashkimi i opozitës nuk duhet të bëhet duke diktuar se kush do të jetë lideri i saj.
Bardhi tha se partitë e vogla që nuk iu bashkuan koalicionit parazgjedhor në zgjedhjet e 11 majit, nuk e donin rotacionin politik, i cili ishte qëllimi i koalicionit opozitar.
Gazment Bardhi: Nuk besoj që bashkimi në një front të përbashkët bëhet duke u diktuar. Ne nmund të mos na pëlqejë kryetarët e ndonjë partie të vogël. Kur bashkohesh në një koalicion vecanërisht kur është elektoral, duhet të interesohesh kush është objektivi kryesor.
Pjesa më e madhe e partive të vogla që nuk u bashkuan nuk e kishin qëllim rotacionin por donin të provonin veten dhe sa do të merrnin deputetë, për të matur veten jo rotacionin politik.
Ndërkohë që objektivi i PD dhe cdo partie aleate nuk ishte numri i mandateve që do të fitonte. Të njëjtët individë thonin në 2021 se nuk e votojmë Bashën, të ishte Berisha po. Tani thonë ndryshe. Mendoj që vota është përgjegjësi dhe duhet të lidhet me atë që dëshirojnë.
