Breidablik triumfoi pastër 5-0 ndaj Egnatias, duke u kualifikuar kështu për në turin e dytë të Champions League.

Hoskuldur Gunnlaugsson, lojtar i ekipit islandez nuk hezitoi të tallej me kundërshtarët.

“Po, pikërisht, dhe sonte të gjithë ishin shumë të kujdesshëm në shfrytëzimin e mundësive, përveç meje, mendoj. Ishim të përqendruar dhe punëtorë, dhe mendoj se fryma e ekipit shkëlqeu nëse e krahasoj veten pak me kundërshtarët tanë.

Ata te Egnatia ishin të shpejtë për të hedhur peshqirin, filluan të bërtisnin ndaj njëri-tjetrit dhe gjyqtarit, dhe ne vazhduam me rrjedhën e ndeshjes. Ne nuk jemi njohur për fitoret jashtë në transfertë, por për fitoret në shtëpi. Në ndeshjen e parë pësuam një gol të pafaund në fund, por e ndiemë këtë përmbysje”, tha Hoskuldur Gunnlaugsson.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb