Edi Rama: Lajmi i mirë është që shumica nuk u beson më dhe kur i dëgjon. I dëgjon sa për të kaluar kohën. Lajmi i keq është që kjo s’ka për të ndryshuar, deri kur të ndryshojë mendësia për të bërë opozitë.

Është shumë e qartë se përsa kohë opozita do të jetë e kapur si një pulë qorre, në kthetrat e një kryeplaku tiranik që ska lënë të zezë pa bërë, dhe është bërë e zeza e PD ky vend nuk do të ketë dot një opozitë sfiduese për ne dhe të votueshme nga shumica e shqiptarëve por vetëm një kënetë zhgënjyese.

Ne votat tona kemi marrë ndërkohë që 200 mijë që munguan janë ata që ndenjën në shtëpi.

Po të ishte Luli do i kishte rënë shkurt do të thonte kanë vdekur, këta që i bien më gjatë do të vazhdojnë të thonë se i kemi blerë ne. Matematika nuk del përsëri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb