Takimet e orës 15:00 në Seri A kanë prodhuar surpriza ku ajo që bie në sy është fitoreja e thellë e Atalantës në transfertë, 0-5.

Ekipi i drejtuar nga Gasperini është treguar i pamëshirshëm duke sigluar një trepikësh me 5 gola. Bergameskët nuk e vunë asnjëherë në dyshim fitoren pasi që në minutën e 32 kaluan në avantazh të dyfishtë. Futbollisti që u dallua më shumë ishte argjentinasi shtatshkurtër Gomez që realizoi tre nga golat. Nga minuta e parë për Atalantën në fushë ishte edhe portieri i Kombëtares Etrit Berisha.

All & Goals & Highlights Genoa 0-5… by LiveGoalsTV
Një fitore e rëndësishme për Atalantën e cila fiton një pozicion në renditje duke parakaluar Interin dhe lëshon një sinjal të fortë që gara për një vend në Kupat e Europës do jetë e ashpër deri në fund.
49bcd47113dea951ea5c397262125d03_169_l
Milani është ndalur në transfertë kundër Peskarës me rezultatin 1-1. Kuqezinjtë si fillim kaluan në disavantazh pas një gabimi të Donnarummës që nuk ndaloi një top të kthyer mbrapa nga Palleta duke përfunduar në rrjetë. Pak minuta më vonë, Pasaliç do barazonte rezultatin që nuk ndryshoi më deri në fund.

All Goals & Highlights HD – Pescara 1-1 AC… by Video-Live
Në këtë takim kapiten Memushaj ishte prezent nga minuta e parë por nuk arriti të linte shenjë. Peskara e tij mban vendin e fundit me 13 pikë duke vulosur pothuajse vendin e fundit në kampionat për këtë rezultat. Ndërsa Milan renditet i 7 me 54 pikë, 1 më pak se Inter që luan nesër kundër Sampdorias.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb