Përballja me Milanin e gjen Atalantën në gjendje emergjence, mbi të gjitha në mbrojtje. Ndaj Torinos, trajneri Gasperini humbi edhe shërbimet e Berat Gjimshitit. Ekzaminimet e detajuara kanë zbuluar se bëhet fjalë për një tërheqje muskulore të gradës së parë në kofshën e majtë, një dëmtim serioz që e bën të pamundur prezencën e tij kundër kuqezinjve.

Gjimshiti
Gjimshiti

Gjimshiti është i detyruar të “parkojë” në infermieri pikërisht në momentin e tij më të mirë. Prej dy ditësh, Gjimshiti i është nënshtruar një terapie intensive për të qenë sa më shpejt në dispozicion të Gasperinit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb