Kamaldeen Sulemana është një lojtar i ri i Atalantës. Sulmuesi, i cili vjen nga Southampton është zyrtarizuar te bergamaskët, këtë të mërkurë.

“Sapo vizitova qendrën sportive, mund të them se është vërtet mbresëlënëse. Mezi pres të filloj.

Jam shumë i emocionuar që mund të filloj këtë aventurë të re, jam vërtet i impresionuar nga gjithçka që kam parë deri më tani! Gjithmonë do të jap gjithçka për klubin” – tha Sulemana.

Operacioni i transferimit të Sulemanas ka kushtuar diku tek 17 milionë euro.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb