Aktivisti Ilir Xhemalaj që mori fjalën në protestën e zhvilluar në Tiranë bëri thirrje për mbrojtjen e interesit kombëtar, ndërsa u kërkoi autoriteteve të veprojnë ndaj kryeministrit Edi Rama.

Më tej, ai deklaroi se kishte marrë mesazhe nga studentë të Akademisë së Policisë, duke pretenduar se ata ishin helmuar dy herë brenda dy muajve.

“Ka momente ne historinë e një kombi kur pyetja nuk është kush është qeveria por kush jemi dhe çfarë Shqipëria do t’u lëmë brezave. Sot rrezikojmë lidhjen që kemi me toklën, që e kemi trashëguar dhe është larë me gjak. Sot kemi detyrim ta ruajmë për nipërit dhe fëmijët tanë. Flaisn për ligje procedura dhe investime, por nëse toka shqiptare nuk mbetet në duart e shqiptarëve, çdo të na mbesë. Kombi ynë i ka mbijetuar pushtimeve dhe nuk e braktisën Atdheun. Atdheun nuk e masim me metra katrorë por me dashurinë që kemi për të dhe gatishmërinë për të luftuar për të. Rroftë Shqipëria!
Sot kam marrë mesazhe nga studentët e Akademisë së Policisë që janë helmuar 2 herë brënda 2 muajsh. Kjo polici nuk mbron dot studentët e saj, sot të marrin vendimin të arrestojnë Ramën”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb