Kreu i PD Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po përpiqet që të shpëtojë Belinda Ballukun nga pezullimi nga detyra.
Ai ka theksuar se kreu i qeverisë Edi Rama duhet të japë dorëheqjen, pasi po tenton që të “shkelmojë” Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Sali Berisha: Kjo nuk buron vetëm nga frymë dhe germa e Kushtetutës dhe kushtetutshmëria e rendit, por buron edhe nga vendimet direkte të Gjykatës Kushtetuese, të cilat për çdo vend janë të barabarta me normën e Kushtetutës.
Kur në vitin 2002, parlamenti në një akt marrëzie si ky që duan të bëjnë tani, miratoi ligje dhe amendamente për të mbrojtur kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, vendimi numër 212 i vitit 2002 i Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese hodhi në kosh të plehrave amendamentet, ligjin e ndryshuar për një mburojë më të madhe të kryetarit të KLSH, që Edi Rama sot do t’ia japin.
E kuptoni?
Jo, tha gjykata, thjesht ligji për organin kushtetues nuk mund të japë atë që nuk e ka dhënë Kushtetuta.
Kaq, nuk mundet.
Kushtetuta ka përcaktuar këtë nivel mbrojtje.
Ka përcaktuar nivel mbrojtje autorizimin nga parlamenti për kufizimin e lëvizjeve, të cilin e rrëzoi Gjykata Kushtetuese dhe unë e përgëzoj.
E rrëzoi në rastin e Sali Berishës dhe unë e përgëzoj atë, pavarësisht se është një vendim në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, por ata nuk kanë as ligj dhe as Kushtetutë.
Pra, nuk lejon pa autorizimin e parlamentit, kufizimin e lëvizjes. Nuk lejon arrestimin.
Kushtetuta mbron institucionin dhe funksionet e tij.
Kushtetuta në asnjë germë, në asnjë nen nuk pranon të mbrojë me mospezullim.
Jo.
As kryeministrin.
Pra, Edi Rama kërkon të shkelmojë jo vetëm frymën dhe germën e Kushtetutës, por edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Rasti konkret, kryetari i KLSH. Por si institucion kushtetues ka ngjashmërinë e vet me institucionet e tjera.
Mirëpo ai, dhe ata këshilltarët, të mos e prish gojën për t’ua thënë atë që meritojnë, shkelmojnë normën kushtetuese që është vendimi i Gjykatës Kushtetuese 212 i vitit 2002. Pikërisht për kryetarin e KLSH, të cilit donin t’i jepnin mburojë.
Jo, tha gjykata, asnjë mbrojtje tjetër përveç asaj që parashikon Kushtetuta.
Nuk mund të ndryshohet Kushtetuta me ligje.
