Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së shtunës pranë Urës së Milotit, në qarkun e Lezhës.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 18:00, shtetasi me inicialet Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip “Audi”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër, po të markës “Audi”, që ishte në lëvizje dhe drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik.
Nga verifikimet e kryera deri në këto momente rezulton se nuk ka persona të lënduar si pasojë e të shtënave.
Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë ndjekjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, te Ura e Milotit, dyshohet se shtetasi Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip “Audi”, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip “Audi”, në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik.
Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.
