Pak orë para vizitës së presidentit të SHBA-ve, Joe Biden në Irlandën e Veriut, autoritete vendase kanë gjetur 4 bomba artizanale në një varrezë.

Policia në Irlandën e Veriut deklaroi se zbuloi katër bomba të improvizuara në një varrezë në Creggan, pranë Derry, vetëm disa orë përpara se presidenti amerikan Joe Biden të mbërrinte në vend.

“Zbulimi i këtyre pajisjeve është një tjetër zhvillim ogurzi dhe shqetësues ,” tha zëvendës shefi i policisë Bobby Singleton në një deklaratë.

Policia njoftoi se operacioni në varreza ka përfunduar dhe efektivët janë larguar nga zona.

“Kolegët e Shërbimit Kundër Terrorizmit tani do të marrin përsipër hetimin,” shpjegoi Singleton.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb