BRUKSEL– Kryeministri belg, Charles Michel premtoi sot se do të zbardhë gjithçka mbi atentatet në Bruksel, ndërkohë që dy nga ministrat e tij kanë propozuar dorëheqjen e tyre pas dështimit në mbikëqyrjen e një kamikazi, që shefi i qeverisë e refuzoi.

“Qeveria dhe autoritetet kompetente do të përdorin gjithçka për të zbardhur atentatet”, garantoi Michel, gjatë fjalimit solemn në ditën e tretë të zisë kombëtare në Belgjikë, ndërkohë që po shfaqen kritika kundër shërbimeve belge të sigurisë.

Në një simbol të radhë uniteti në një vend shpesh të ndarë mes flamanëve dhe frankofonëve, çifti mbretëror si dhe përfaqësuesit e qeverive të ndryshme dhe parlamenteve të mbretërisë, nderuan viktimat.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: