Policia ka mundur të arrestojë personin e dyshuar për tentativën e vrasjes së regjistruar mesditën e kësaj të shtune në një lokal të njohur në Elbasan.
Bëhet fjalë për 52-vjeçarin Poli Boriçi.
Ai është shoqëruar në ambientet e Policisë, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, zbardhjen e motivit dhe përcaktimin e përgjegjësive penale.
