Rusia ka kërcënuar Ukrainën se do të hakmerret pas atentatit të mundshëm ndaj presidentit rus, Vladimir Putin në Kremlin.

“Rusia rezervon të drejtën të hakmerret kudo dhe kurdo që e sheh të nevojshme në përgjigje të sulmit me dron në rezidencën e presidentit Vladimir Putin”, ka thënë Kremlini.

Zyrtarët pretendojnë se dy dronë ukrainas u përpoqën të sulmonin Kremlinin herët në mëngjes, por sulmi u pengua.

“Presidenti nuk u lëndua në sulmin terrorist dhe kompleksi i Kremlinit nuk pësoi asnjë dëm”, tha zyra e Putinit.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov tha për RIA Novosti se udhëheqësi rus nuk ishte në Kremlin kur ndodhi bastisja. Ai shtoi se Putini ishte duke punuar në rezidencën e tij Novo-Ogaryovo pranë Moskës.

Sulmi ndodhi ndërsa Rusia përgatitet për festimet e Ditës së Fitores më 9 maj.

Pjesa qendrore e përkujtimit të fitores kundër Gjermanisë naziste dhe aleatëve të saj në Luftën e Dytë Botërore është parada ushtarake vjetore në Sheshin e Kuq, pak jashtë mureve të Kremlinit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb