I ftuar në studion e emisionit “News24-fundjavë”, eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, u shpreh se në Shqipëri vazhdohet me të njëjtat metoda si në ’90 sa i takon analizës së policisë.
“Atentati në aeroportin e Rinasit ndodhi brenda perimetrit të sigurisë, por në Rinas nuk ka të tillë pasi aty ka ndërtime përreth, biznese, hotele dhe atje mund të godasin persona, avionë. Ka ndodhur si nëpër filma”, tha Softa.
Ndërsa gazetarja e News24, Xhensila Kodra u shpeh se 10 atentate të bujshme mbeten deri më sot të pazbardhura.
Kodra veçoi ngjarjen më të fundit kriminale, atë të aeroportit të Rinasit ku mbetën të vdekur Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.
“Deri tani janë 10 atentate të pazbardhura deri më tani. Një pjesë e tyre duken si ngjarje për motive banale, por më pas ka rezultuar se janë ngjarje kriminale.
Nëse i referohemi rastit të Rinasit, është më e rënda dhe për vetë policinë, pasi kemi të bëjmë jo vetëm me një person me precedent penalë, por mënyra si lëvizte, personat që e shoqëronin. Muçi Shaljani ishte punonjës policie, dhe roli i tij ishte hetimi i personave të skeduar.
Po ashtu, kjo ngjarje nxorri në pah problemin e sigurisë në Aeroportin e Rinasit”, tha Kodra.
