VLORË- Zbulohen të tjera detaje nga atentati i pak minutave më parë jashtë ambienteve të një lokali në Lungomaren e Vlorës.
Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije për BalkanWeb se atentati i është bërë 36-vjeçarit Marjen Omeri, baba i tre fëmijëve që në Vlorë e njihnin me emrin “Reni”.
Dyshohet se vrasja ka lidhje me një ngjarje tjetër kriminale të ndodhur dy vite më parë, në afërsi të portit të Durrësit, ku ka mbetur i vdekur nipi i viktimës, që jetonte pikërisht në pallatin ku sot në mbrëmje kanë ekzekutuar “Renin”. Në vrasjen e nipit dyshohet se Marjan Omeri ka qënë dëshmitar.

Mësohet se viktima kishte shkuar për vizitë tek motra e tij, pasi nuk jetonite aty, por personat i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar.

Enrik Mehmeti saqron për BalkanWeb se policia por edhe FNSH-të kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të rënë në gjurmët e autorëve.
Ata janë duke mbledhur ende prova në vendngjarje dhe kanë ngritur një perimetër sigurie. Nga të dhënat e para, mësohet se autorët kanë lëvizur në këmbë, dhe pasi kanë qëlluar 36-vjeçarin.
(m.a/BalkanWeb)
