Tronditet Tirana. Pesë persona kanë mbetur të plagosur mbrëmë, mes tyre një fëmijë, ndërsa një grua ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në kryqytet.

Mësohet se lokali është në pronësi të Fation Muratit, një emër i njohur në botën e krimit, ku pak muaj më parë është ndaluar nga policia, ku ishte me Endrit Doklen.

Burime nga policia bëjnë të ditur se pas ngjarjes efektivët kanë shkuar në shtëpinë e Muratit, i cili presupozohej se ishte në arrest shtëpiak, por nuk është gjetur aty dhe dyshimet e para janë se është larguar jashtë vendit.

  • foto galeri

“Deri më tani është konfirmuar një viktimë dhe mes personave të plagosur është një fëmijë i vogël. Pronari i lokalit dyshohet se mund të ketë qenë shënjestër e këtij atentati të rëndë”, tha gazetar Igli Çelmeta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: