I penduari i drejtësisë, Henrik Hoxhaj zbërtheu në Gjykatën e Posaçme pazaret Nuredin Dumanin për ekzekutimin e Anxhelo Avdisë e Dorian Shkozës miq me njëri-tjetrin, si dhe dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, ngjarje të ndodhura në mars e maj të 2020.

Hoxhaj dëshmoi në procesin me të pandehurve Klevis Alla, i cili ka dhe statusin e të penduarit, Altin Ndoci, Besian Xhixha e Enver Diva, të akuzuar për dy ngjarjet e ndodhura në Durrës, për të cilat po ashtu po gjykohet veçmas shumëkërkuari Talo Cela.

I veshur me një t-shirt ku kishte stampuar në shpinë mbiemrin e tij, Hoxhaj tha para gjykatës tha se vrasjen e Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës, e kreu ai bashkë me Elio Bitrin, me porosi të Nuredin Dumanit.

“Dumani na premtoi 60 mijë euro. 35 mijë i mora unë. Të tjerat Elio Bitri”, tregoi i penduari. Ai tha se objektiv i atentatit ishte Dorian Shkoza.

“Ai doli para Anxhelo Avdisë, kur ne e qëlluam. Unë kisha dy armë. Elio qëlloi njëherë me armën e tij”, theksoi i penduari.

Henrik Hoxhaj, zbërtheu edhe vrasjen e vëllezërve Haxhia, të cilën siç tha e realizoi bashkë me Dumanin ndërsa si shofer ishte i pandehuri Klevis Alla. Ai tha se Besmir Haxhia ishte objektiv dhe se i vëllai Viktori u vra rastësisht.

“Nuredini më tha se për vrasjen do ta në njoftonte Klevisi. Ai na priste me makinë. Unë kisha veshur një jelek dhe kapele me mbishkrimin ‘OFL’. Në makinë kisha dy armë.  Shoferi unë hyri në parakalim dhe sa I pamë vëllezërit qëllova. Nuredinit s’po i shkrepte arma. Kam qëlluar me xhama të mbyllur nga xhami i pasëm, shoferin e mjetit, Besmirin. Zbrita dhe qëllova prapë drejtim të tyre për t’u siguruar”, theksoi Hoxhaj.

Si financues të këtyre dy ngjarje, Henrik Hoxhaj akuzoi Erjon Alibejn.

“Për vrasjen e vëllezërve Haxhiu, Dumani më dha 30 mijë euro. Kur i thash pse kaq pak, më tha “kusho, e kam hall personal, po ta kërkoj si nder”. Se donte t’i vriste për llogari të tij, por me paratë e ndihmonte Erion Alibej. Alibej dyshonte se Altin Ndoci dhe Besmir Haxhia ishin të përfshirë në vrasjen e trefishtë në Bradashesh, ku viktima mbetën vëllai dhe xhaxhai i tij dhe një shtetas turk”, theksoi Hoxhaj.

Ai foli edhe për një plan të Nuredin Dumanit për të ekzekutuar të pandehurin Altin Ndoci.

Në sallën e gjyqit u penduari identifikoi të pandehurin Besian Xhixho, për të cilin tha se Nuredin Dumani i kishte treguar se kishte siguruar eksplozivin që shpërthyen në banesën e Talo Çelos. Në lidhje me këtë të fundit ai tha se nuk e ka njohur as njohur nga afër.

Pas tij në sallën e gjyqit hyri Dumani, por ai nuk mundi të rrëfehej pasi avokatët e të pandehurve kërkuan kohë të verifikonin nëse Henrik Hoxhaj ka dhënë të njëjtin vlerësim si në gjykatë ashtu dhe SPAK.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: