Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën, mes tyre një kamariere që ndodhet në gjendje kritike për jetën. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha e përshkroi incidentin si “masakrën e dytë brenda këtij viti” në qytet.

“Plumba pa mëshirë në Shkodër. Masakra e dytë në pak muaj! E para mori jetën e një çifti të pafajshëm, sot një vajzë e re po lufton për jetën,” deklaron Berisha.

Kreu i PD akuzon kryeministrin Edi Rama se po ndëshkon qëllimisht Shkodrën, duke e lidhur përkeqësimin e sigurisë në qytet me bashkëpunimin që, sipas tij, ekziston mes qeverisë dhe elementëve të krimit të organizuar për përfitime në zgjedhje.

“E denoncoj ashpër hakmarrjen e Edi Ramës ndaj Shkodrës, ku grupet kriminale përdoren për të manipuluar votat, dhe në këmbim, ‘Ramaduro’ u jep të drejtën për të marrë jetë njerëzish,” përfundon reagimin e tij Berisha.

Postimi i kryetarit të PD-së Sali Berisha:

Breshëri plumbash në Shkodër. Masakra e dytë brenda vitit! Në të parën u vranë një çift i pafajshëm, sot një kamariere lufton për jetën.

Dënoj hakmarrjen e Ramës ndaj Shkodrës, ku kartelat përdoren për vota dhe në këmbim Ramaduro u jep “licencë” për të vrarë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: