Pas atentatit që u regjistruar mbrëmjen e sotme në një fshat të Peqinit, ku një 26-vjeçar u vra dhe një tjetër u plagos, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është nisur me urgjencë në Elbasan.


Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se Veliu po zhvillon një takim me drejtuesit e policisë së këtij qarku, për t’u informuar në lidhje me ngjarjen në fjalë.


Kujtojmë se në atentat mbeti i vrarë Andi Zylyfi, djali i një punonjësi të sigurisë në burgun e Peqinit dhe u plagos shoku i tij Ardit Uruçi. Ky i fundit pasi mori mjekim në spitalin e Elbasanit, u transportua me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb