Të tjera detaje zbulohen nga atentati ndaj aktorit Mishel Prela, ngjarje për të cilën janë arrestuar 5 persona. Krimi që la të plagosur rëndë Prelën, sipas policisë u porosit nga Ervin Zallumi me të cilin kishte pasur një konflikt vite më parë dhe u ekzekutua nga Shkëlzen Buci. Në dosjen e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala zbardhen përgjimet ambientale të policisë por jo vetëm.

Një përgjim ka të bëjë edhe me porositësin. Ka qenë vetë Shkëlzen Buci që ka regjistruar bisedën me një telefon nokia, të cilin pas arrestimit ia ka vënë në dispozicion policisë. Në këtë bisedë flitet për sigurimin e armës dhe planin e vrasjes së Mishel Prelës.

Në deklarimin e datës 21 korrik 2017 i pandehuri Shkëlzen Buci në prani të avokates ndër të tjera ka deklaruar se: “kur ishte takuar me shtetasin Ervin Zallumi, tek shtëpia e këtij të fundit dhe po atë ditë shtetasi Ervin Zallumi i kishte dhënë një pistoletë “TT” së bashku me një krehër dhe disa fishekë, numrin e të cilëve nuk e dinte me saktësi, Shkëlzeni me anë të një aparati telefoni celular të markës “Nokia”, ka përgjuar bisedën e zhvilluar me shtetasin Ervin Zallumi dhe këtë aparat telefonik Shkëlzeni për siguri e kishte vendosur brenda një rezistence në banesën e vet”.

Ky aparat telefonik celular pa bateri, pa kartë sim e pa pin kod, ka qenë i vendosur brenda një reflektori (Pajisje elektrike ngrohjeje) dhe ka qenë vetë i pandehuri Shkëlzen që në prani të punonjësve të policisë, pasi ka çmontuar rezistencën, e ka vënë në dispozicion të policisë gjyqësore këtë aparat telefonik celular.

Aparati telefonik celular i markës “Nokia” model C1-01, pa bateri është administruar në cilësinë e provës materiale dhe për të është përpiluar vendimi i ekspertimit kompjuterik dhe u është dërguar për ekspertim në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë.

Gjatë hetimeve papaprake të zhvilluara në funksion të këtij procedimi penal, mbi bazën e kërkesës së prokurorit me Nr.5481 prot (A/C) datë 26 gusht 2018 është kërkuar nga Sektori i Operacioneve dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, transkriptimi i plotë i bisedës së regjistruar me aparatin telefonik prej të pandehurit Shkëlzen midis tij e të pandehurit Ervin, e cila pas kryerjes së ekspertimit është ruajtur në një CD, në “Skedarin Audio” dhe lidhur me këtë kërkesë është vendosur në dispozicion procesverbali mbi transkriptimin e bisedave të regjistruara në CD objekt ekspertimi.

Nga përmbajtja e proces-verbalit konstatohet një bisedë e cila zhvillohet midis dy personave, të emërtuar sipas legjendës nga personi “A” dhe personi “B”, si më poshtë:

B: Si me ja bo për, me gjet një shuts të mirë mo burrë, pa zhurmë. Sikur e kam unë. Se është puna kështu mo burrë, të jepet varjanti.
A: Po
B: Ngreja një çik zërin asaj.
A-ja i ngren zërin TV.
Shënim: Gjatë bashkëbisedimit televizori është i ndezur, çka vështirëson dëgjimin.
B: Ashtu. Puna është kështu or burrë, se të jepet variant, p.sh. është tu ikë për shpi ai më kupto, në makinë diku.
A: Po.
B: I shko me motor te dera, pam-pam-pam mbaro punë edhe ikën mo burrë, a më kupto. Se mund të jepet mundësia.

A: Po, e marr vesh.
B: Mund të jepet mundësia kudo. Jo, e kam unë idenë këtu. Që mos me humb shumë koë. Më kupto, këtu e kisha hallin unë. Që të mos humbim shumë kohë.
A: Nuk bën zhurmë ajo, nuk bën zhurmë fare.
B: Po është e mirë tha ai!

A: Bon si kapsollë, përtau-përtau. Eee, normal se më tha ban shum zhurmë, po edhe ajo bon zhurmë. Po un, nuk kam besim te ato o burrë, ajo…
Shënim: Është TV i ndezur dhe me zë të lartë.
A: Po pati një çik distancë, d.m.th…
B: Jo, po themi afër or burrë. Me atë afr do i biesh jo nga larg.
A: Afër, afër po, jo dhe aq afër.
B: S’duhet me u afru thu ti?

A: S’të lë me u afru se…Ore, shkojm të shohim nja dy herë…
B: Normal. Është puna, na e gjej një motor or burrë. Me car do ikim? Me makinë nuk ikim dot.
A: …(Nuk dëgjohet fjala)
B: Se bijm në sy kupton. Na e gjej një motor, një motor të shpejtë që të ikim. Se na duhet një motor.
A: Ku e ke motorin ti?
B: Eee, ai ishte super…Na sajo ndonjë motor.
A: Ti ke ndonjë “Papaq” këtu në Tiron?
B: Po nuk këna dalë m…se e gjejmë “Papaqin” në Tiranë.
A: S’duhet motor i shpejtë o burrë, pse do me ra në sy.
B:…

A: Po pra, po jo do të ikësh avash-avash ti me.
B: Po normal
A: A më kupto…Ti do të ikësh, mundësisht a ke mundësi, ky i joti është i avashtë, është i paparë.
B: Po mo burrë, jo se nuk bohen këto budallallëqe meatë.
A: …po s’marove punë..
B: Po për atë se të jesh te shpija, po të jet andej.
A: Mer një “Papaq”
B: Papaq” thu ti. Po Papaqin e saj mo burrë, nuk është problem.
A: Mos të kapi trafiku…
B: Po po për atë se, po të jesh ke shpija, po të jesh andej.

A: …se me motor të madh ti do s’do….sa të ikësh nga…a e kupton. Kur të vij aty në një vend pllau-pllau.
B: As te hoteli nuk fle. Do flej një javë, do flej tre ditë, do të shkoj te shpija a më kupto? Ai te shpija shkon a më kupton?
A: nqs është ajo që thu ti…
B: Ore, unë e di shumë mirë. Se unë të thashë se nuk desha me përfshi njeri tjetër se si të vij ai, si të fillojë puna e mallit, ai do hyjë kudo a më kupton? Po ma ashtu ti këtë punën e telefonit që unë, se ato do të folin në telefon a më kupton, ku do të takohen.
A: Nqs ka ndonjë…
B: Si urdhëro, flm.

A: Andej, këndej, ai do të thot ku di gjo vlla, mu më bëri një tel, unë erdha…nuk di gjo. Do i bëjnë ekspertizën e barutit, s’ka për t’i dal ndonjë gjo.
B: Normal, s’ka lidhje ai.
A: I them unë tremu, mos trembesh ti.
B: Po ai, ajo, baruti, alkooli, më kanë thon se alkooli e heq o vlla barutin?
A: Nuk e heq.
B: Se heq?! Në qoftë se ti i hudh alkool?
A: …
B: Mu më kanë thënë nji, kam pas një kapter ushtrie. Kur bojshim kështu muhabet, më thoshte mu zakonisht këto që janë tek, i hyn psh dhe e kryn punën.
A: Po.
B: Hudhin armën dhe lyhen me, e hudhin në kaptinë shishen e rakisë, pagurën direkt.
A: Drekt
B: Edhe fillojnë e pijnë, e ke parasysh. E në moment që ti futesh në alkol, e ke parasysh, trupi.
A: Del në lëkurë o burrë.
B: Del në lëkurë thu ti?

A: …
B: Ai më ka thënë mu o vëlla që e heq alkooli, e shkri atë, e shkri barutin.
A: Pastaj lahu me ujë të nxehtë mbrapa thonë.
B: Po mbrapa me ujë të nxehtë normal. Ne po flasim për momentin, edhe sikur të të kapin si me thon, se po s’të gjetën armën në dorë, po s’të kapën aty si me thënë.
A: Normal, të marr vesh.
B: Të rrujn k…çfarë do të bëjnë.
A: Jo, thjesht ai që ka fol në telefon…
B: Kjo është pra ajo. Ky është halli, puna e telefonit, ai del për njëherë, se unë sa të shkoj sonte, t’i them atij o vlla urno, na merr…sa të fillojnë të pinë ato.
A: Po ky qe do ta mori në telefon s’ka për t’i ra?
B: Jo mo vlla!
A: Në rregull, s’ka lidhje ai?
B: Ç’punë ka ai mo vlla. Ai thjesht do e qesi, do e tërheqi prejt aty.
A: Ai do e qesi, bam-bam hajt shnet o vlla.
S: S’ka lidhje ai. Ai thjesht do e tërheqi a më kupton?
A: …telefoni, do të flasi me ty….
B: Po unë nuk do të flas fare me atë o burrë. Unë thjesht do flas me këtë tjetrin me sms a më kupto. Ai s’ka lidhje fare me mu. Ai thjesht do e qisi atje, më kupton?
A: Po, po.
B: Po unë kisha qef kështu që, mos me aktivizu atë për momentin, me ju qep vete a më kupton.
A: Po.
B: Për këtë thash unë që, mu dha mundësia psh. të dal, tu hy.

A: Këto 10 ditë duhet me kry punë o vlla se…
B: Kjo është pra ideja o burrë pasi unë desha me u nxitu. Unë këtë thash.
A: Kjo është pra ideja o burrë pasi unë desha me u nxitu. Unë këtë thash.
A: Tashti shko bam-bam mbaro punë, se tani nuk ka mo as polici, nuk funksiono as një gjo.
Është kohë zgjedhjesh, është qeveri teknike, ministra teknike, çdo gjo teknike. Nuk ka as kontroll, as postoblloqe.
B: Na u desh një kështu mo burrë, t’i kishim ra, se me dy copë nuk ka ku të shkoj. I bie një herë pa zhurmë o burrë që të mos bëjmë rrëmujë a më kupto.
A: Ti do me bo punë kot. Unë po të them nuk janë gjo a e kupton?
B: Unë gjithsesi.
A: Imagjino katër veta, ishin katër veta dhe ai brenda i ka gjujt me tëtë (TT)…nja tre-katër herë bam-bam-bam i këna hudh në tokë. Edhe kan shku masanaj…
B: Unë gjithsesi, unë do të shkoj ta shoh një herë.
A: Ishin 4 veta.

B: E kuptoj. Unë gjithsesi do shkoj ta shoh një herë atë me selinjizator, do shkoj ta shoh njëherë. Është thjeshtë or burrë se nuk ka ku të shkoj mo ai më kupto. Nuk ka ku të shkoi sepse te TT-ja do të rri gati a më kupto. S’ka ku të shkoi ai me kupto.
A: Ti e di atë, ku di gjo unë. Edhe kështu mund t’i shkoj nga afër shumë…
B: Në derë të shpis mo vlla, ku do shkoi ai më larg se një gjysëm metre.
A: Po s’ka forcë o vlla, me atë duhet të gjuash në kokë se në trup nuk ka forcë ajo. Ja ulë shumë presionin…Ajo vjen këtu, kaq. Dhe ia ul forcën o vlla, e dobëson trupin shumë…del ai të kap kështu o burrë. I gjun ti në trup, ai…
B: As tyta metalike nuk kanë këto që janë me tytë metalike?

A: Të gjitha alumini janë.
B: Ai tha jo me gominë or vlla. Nuk është me gominë.
A: Ore, ka qen me dhoma, ka qen me dhoma…
B: Ky më tha mu nuk është me gomine
A: Po gomina i…po nuk qe me gomina….
B: Ai më tha mu hajde shife. Po unë nuk du me shku vetë se ai është polic, kjo është gjithë meseleja.
A: Janë të bome, të sajume mo vlla. Ku di gjo unë, si kam besë fare.
B: Ku e di unë. Ai u hoq shumë kompeten.
A: Po…normal, se ai mund ta provojë për momentin shkon në rregull, po kur e provon ti…
B: Të ngel në dorë.

A: Se unë kam pa aq shumë dhe të gjitha janë të bome, të fabrikës si ato nuk ka. Të gjitha…Nuk është se…fabrika. Kjo është e fabrikës këtu hajt shnet. Ato janë të gjitha të bome. Këto janë punë alla shqiptarshe.
B: Ti thu që mos të merrem fare me të. Po unë të thashë, a e di ku e kam gjithë idenë që shfrytëzoj çdo moment kupto. Të më dali edhe në mes të rrugës, të më dali kudo a më kupto. Unë ti afrohem, ti bi e të iki a më kupto? Kjo është ideja.
A: Po….normal, mjafton të jesh aty dhe shnet. Nuk ka lidhje ajo.
B: Kjo është ideja.
A: Në moment ti fute në xhep, ece normalisht, ti bo sikur nuk ka s’ka ndodh gjo.
B: Normal.
A: Dëgjo, unë s’jam shumë i asaj me thon të drejtën…se unë e kam pas vete atë, pistoletë nën-çe, s’ka nën-çe. Të gjitha kanë qenë 7.4.7.5.6.5. Tetëshja ka qenë më e modhja e imja….
B: Po në derë të shpis s’ka ku të mos shkoj mo no burrë. Po në derë të shtëpisë i bie me çdo gjo nuk ka ku të më shkojë.
A: Nuk është shumë…
BL Të paktën gjysmën o burrë, këtu pëllcasin shumë o i q…robt. Unë i kam bezdi se pëllcasin shumë.
A: Mbaron punë.
B: Ore punë mbaron, nuk diskutohet. Nuk them se nuk mbaron punë o burrë.

A: tre-katër herë, dy herë…
B: Me këtë mbaro punë, nuk diskutohet që kjo nuk mbaro punë, nuk bëhet fjalë ajo pjesë.
A: Po për zgjedhjen e kam hallin, ku me e gjet zgjedhën…
B: Del kështu me zhurmë o burrë bam-bam.
A: Këtë po them…kanë hy mrena e i kan ra bam-bam, pastaj kan vra këta brenda…ose kan qen me selinjizator o do ken qen me ndonjë kalibër të vogël edhe kan hy këtu te…, kan godit te…ca plumba bam-bam.
B: Atje që e vran ato njerëzit e grus vet, qe punë inoti ajo.

A: U zun ata…lan gjurmë.
B: Atë që e vranë ato njerëzit e grus vet…ato i kan gjujt dhe me kallash.
A: U zunë ato…
B: Ato i gjujtën dhe me kallash ato i q…robt e di unë.
A: …
B: Jo!?
A:…Kanë qenë në makinë…
B: Ato kanë qenë katër veta, i q…motrën
A: Njëri ka qenë mrena në hyrje.
B: E ka prit sipër o burrë.
A: Po e ka prit mrena, u ka trem, ja ka fut vrapit e ka hy mrena në hyrje.
B: E kuptoj.
A: Kur ka hy mrena.
B: E ka prit tjetri.
A: Ai e ka prit, pam pam. Po të…u ka gjujt se u ka ngju zhurma, a e kupto?
B: Po mo po. Po jo mo, po mrena, mrena.
A: Imagjino…u ka gjuj…kur ka dal nga makina. Kan shku mrena, i kan fol, i kan shti prap, i ka bo dhe kan hik. Imagjino sa janë vonu.
B: Normal, po a s’kan qenë të organizu mo burrë, me makin e me gjona.
A: Po jo mo nuk kanë lidhje…pa ka njerëz a s’ka njerëz. Njerëz ka pas se ka qen….aty…
B: Po
A: Hajt shnet.
B: Unë e kisha vetëm hallin ta kryja shpejt o burrë, kjo është ideja. Se kur je i organizu, duhet bo shpejt.
A: Këto dhjetë dit o vëlla, në momentin që do vij nuk ka nevoj me ik me shpejt, bam bam dhe hajt shnet. Mund të ikësh edhe me bicikletë, i hypën bicikletës edhe…Tani duhen gjëra me mos ra në sy. Se me qenë me motor të madh, yyyy motori i madh është kot.
B: Ti thu nuk bo punë motori i madh?
A: Po jo o burrë ça thu, pse me rreziku kot…kamikaz…
B: Të dali ku të dali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb