KRUJA

Një automjet i djegur është gjetur në fshatin Valias e dyshuar si e përdorur nga autorët e atentatit ndaj Durim Bamit dhe Ervin Kodrës mbrëmjen e kaluar në Krujë.

Dyshohet se autorët pas të shtënave në Tapizë janë larguar në drejtim të Valiasit ku kanë djegur automjetin dhe më pas kanë vijuar.

Gazetari Prend Shota raporton për BalkanWeb se automjeti ishte ”Golf 5” dhe brenda tij nuk janë gjetur armë. Mbrëmjen e kaluar disa persona të paidentifikuar i kanë bërë atentat Durim Bami dhe kushëririt të tij, Ervin Kodra që udhëtonin me të njëjtën makinë.

Ata kanë devijuar pasi kanë kuptuar se po u bëhej atentat teksa i plagosur mbeti vetëm Ervin Kodra. Nga ana tjetër ata të dy janë pyetur në Policia dhe nuk kanë lënë emër se ku dyshojnë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb