Këtë të premte u zhvillua në Gjykatën e Posaçme seanca për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku të akuzuar janë Plarent Dervishi dhe Julian Meçe.
Në dëshminë e tij, Aleksandër Laho, i njohur edhe si “Rrumi”, person në kërkim, ka dhënë detaje nga dita e ngjarjes. Para togave të zeza prokurori lexoi deklaratën e Lahon ku ka shprehur se para ngjarjes ka qenë duke drekuar në një restorant peshku në zonën e plazhit dhe më pas në shoqërinë e ish-prokurorit Arjan Ndoja ka udhëtuar me makinën e këtij të fundit, drejt Sukthit.
I pyetur për momentin e atentatit, Laho ka thënë se nuk mbante mend asgjë. “Ngjarjen nuk e mbaj mend, për shkak edhe të gjendjes shëndesore. Unë nuk e njoh Ariol Halilajn. Pasi pashë pamjet filmike, i dalloj personat por nuk i identifikoj dot”, ka thënë ai.
Aleksandër Laho – “Rrumi“: Jam i papunë, jetoj jashtë shtetit, në Gjermani, më parë kam pas emrin Pëllumb Muharremi. Unë çdo ditë shkoj në Durrës. Në 1 nëntor 2019 shkoj me Stiven Mziun dhe Agron Bejdollin kam shkuar tek lokal “Korali” në plazh, për të ngrënë drekë. Në lokal kam ngrenë drekë.
Më pas janë larguar dy të tjerët që ishin në tavolinë. Në lokal kemi qëndruar për rreth dy orë. Më pas kemi dalë dhe jemi larguar dhe Arjani më kërkoi që të shkoja me makinën e tij, deri në Sukth. Ngjarjen nuk e mbaj mend, për shkak edhe të gjendjes shëndesore. Deklarime me të zgjeruara do t’i jap para prokurorit të çështjes. Unë nuk e njoh Ariol Halilajn. Pasi pashë pamjet filmike, i dalloj personat por nuk i identifikoj dot”, thotë ai.
***
Ndërkohë në seancën e sotme ka dëshmuar edhe Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe.
Plarent Dervishaj: Dëgjova zotin prokuror që tha ‘të vijnë dëshmitarët në gjyq dhe të japin shpjegimet këtu dhe ta shohin nëse jam unë apo nuk jam unë, apo bashkëvuajtësi im’. Në bazë të dëshmisë që ka dhënë Aleksandër Laho, zoti Prokurori i besoni asaj dëshmie apo jo? Sikur nuk shkojnë këto gjëra janë kontradiktore?
Julian Meçe: Unë këtu po shikoj dhe dëgjoj dëshmitar që nuk kanë lidhje fare me gjykimin tim. E nderuar me datë 1 nëntor më ka arrestuar policia, s’më ka gjetur faktor plotësues asgjë, sinqerisht nuk ju kuptoj.
***
Në seancën e radhës, Prokurori theksoi se kërkon të pyesë të dy të pandehurit në proces gjykimi, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, po ashtu edhe të bashkëpandehurve në një procedim të lidhur, të cilët janë gjykuar në procese te tjera për të njëjtën çështje.
