Gazetari Igli Çelmeta, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka ndarë informacion të rëndësishëm lidhur me vrasjen e Kristian Markut, i cili u qëllua për vdekje në një ngjarje të ndodhur së fundmi.
Çelmeta theksoi se dyshohet se autorët e vrasjes janë vrasës me pagesë, dhe se krimi është porositur nga Dubai.
“Kristian Marku ishte një person pa precedentë penalë, edhe pse u përfol për një përfshirje të mundshme në një atentat ndaj Saimir Reçit,” shpjegoi ai.
Ai tregoi se ka dyshime se autorët e ngjarjes janë larguar nga Shqipëria dhe kanë ikur në drejtim të Kosovës.
Ai shtoi se në këtë rast, pista e hakmarrjes duket se prevalon. Hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë.
(BalkanWeb)