Emisioni “Në Shenjestër” kishte në qendër të vëmendjes mbrëmjen e sotme atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoj, në tetor të 2019-ës. Lindita Cela, gazetare e agjensise investigative OSSRP, e ftuar në emision u shpreh se se çështja si në Kadastrën e Durrësit edhe në Vlorë është shumë serioze pasi pas pronave qëndrojnë biznesmenë me pushtet të lidhur me qeverinë që ndikojnë në krijimin e ligjeve

“Në jug të vendit çështja është shumë problematike. Vërtet kemi përballjen me krimin por kemi psur 12 drejtues të hipotekës që të dorëhiqen. Po të shikosh që pas këtyre pronave qëndrojnë politikanë, biznesmenë me pushtet të lidhur me qeverinë që ndikojnë në krijimin e ligjeve. Në Kadastër prona regjistrohet vetem me vendin gjykate ose kur e ke te trashëguar. Ne duhet të shohim këto vendime. “

Ndërkohe për Fabian Zhilla, ekspert sigurie Edhe për Kadastrën e Vlorës jo vetëm për Durrësin duhet të ngrihet një taskforcë për një hetim edhe për ata që quhen si aktorë informalë.

Pse vendi i preferuar per ta eshte Dubai?

Emiratet e Bashkuara kanë një politikë favorizuese me investimet e huaja dhe ata kanë një detektor më të ulur dhe për sa kohë personat atje nuk shkaktojnë probleme me sigurinë publike Dubai është kthyer në një vend atraktiv për këta.

A ke vend per nje megahetim?

Edhe për Kadastrën e Vlorës jo vetëm për Durrësin duhet të ngrihet një taskforcë për një hetim edhe për ata që quhen si aktorë informalë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb