Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi sot Sllovakinë, pasi kryeministri i vendit Robert Fico, u qëllua me armë zjarri pas një takimi zyrtar.

Rama u shpreh në rrjetin social “X” se është i tronditur nga sulmi i tmerrshëm ndaj Robert Ficos.

Ai e quajti homologun e tij sllovak si një “të mbijetuar të madh dhe mik të dashur”, ndërsa i uroi shërim të shpejtë dhe një “rikthim spektakolar”.

“I tronditur nga lajmi i sulmit të tmerrshëm ndaj Kryeministrit të zgjedhur të Sllovakisë, një i mbijetuar i madh dhe mik i dashur të cilit i uroj shërim të shpejtë dhe një rikthim spektakolar”, u shpreh Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb