Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes, ku dy të rinjë nga Peqini u qëlluan me armë zjarri, ku për pasojë 1 mbeti i vdekur dhe tjetri u plagos. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim. Nga atentati për pasojë mbeti i vdekur 26-vjeçari Andi Zylyfi, dhe u plagos shoku i tij Ardit Uruçi, 23 vjeç.



Në një lidhje telefonike për ‘News24’ gazetarja Dorjana Bezat raporton se ka dyshime se dy të rinjtë janë nxjerrë në pritë, pasi ishin brenda një makinë, pranë një lokali. Ndërkohë, gazetari Fatmir Popja duke iu referuar burimeve policore raporton se atentati ka qenë i mirëorganizuar, ndërsa si pistë për policinë mund të jetë edhe larja e hesapeve midis bandave rivale. ‘BalkanWeb’ mëson se djali i hallës së Andi Zylyfit është vrarë vitin e kaluar në këtë aks rrugor, ndërkohë që policia po heton nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mësohet se viktima kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, ndërsa policia po heton edhe për faktin nëse ngjarja ka lidhje me detyrën e babait të tij, i cili ishte punonjës në Burgun e Peqinit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: