Policia e Lezhës ka dhënë detaje lidhur me atentatin në Lezhë. I plagosur mbeti 30-vjeçari Sokol Daci. Në njoftimin zyrtar policia sqaron se polici Besart Kovaçi banues në fshatin Dragushë, Njësia Administrative Dajç, Bashkia Lezhë, është i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndërkohë pas hetimeve intensive, ka rezultuar se si të dyshuar në këtë ngjarje janë përfshirë katër shtetas të cilët janë shpallur në kërkim.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Për shkak të hetimeve, nuk jepen të dhëna të tjera. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, në ngarkim të shtetasve G. N., E. N., K. N. dhe M. N., të dyshuar për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe në ngarkim të shtetasit Besart Kovaçi, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb