Policia ka dhënë detaje mbi atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës.

Sipas policisë, rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas është gjetur i pajetë në automjet shtetasi Viktor Bardhi, rreth 65 vjeç. Dyshohet se ai është vrarë me armë zjarri.

Viktor Bardhi është vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në një atentat të bujshëm në Rrëshen në shtator të vitit 2023. Ngjarja ka ngritur dyshime për një tjetër episod të lidhur me konfliktet e mëparshme, por deri tani autoritetet nuk kanë bërë të ditur motivin e vrasjes.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb