Detaje të reja janë mësuar për gjendjen shëndetësore për persona që mbetën të plagosur gjatë atentatit të ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, në zonën ‘Don Bosko’

Mësohet se Arben Dani dhe Azbi Selmanaj ndodhen në pavion dhe janë jashtë rrezikut jetën.

Gazetarja Dorjana Bezat tha për ‘BalkanWeb’ Edmond Crroj i cili mbeti i plagosur në pjesën e barkut, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje të rënduar dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm nga bluzat e bardha.

Po ashtu në gjendje të rëndë është edhe vëllai i viktimës i cili ka mbetur i plagosur në pjesën e fytyrës. Mësohet se me kërkesë të familjarë, Blerim Çela tashmë po merr trajtim shëndetësor në një spital privat.

Viktimë e këtij atentati mbeti 35-vjeçari Erion Çela, i njohur ndryshe edhe me emrin Adriatik Çela.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb