Deputeti i zgjedhur i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me ngjarjet që ndodhën mbrëmjen e djeshme, ku një 35-vjeçari në Vlorë iu bë atentat si dhe një plagosje në Dimal.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Salianji thekson se rendi dhe siguria publike janë në degradim të plotë dhe se sipas tij gjithçka është jashtë kontrollit.

REAGIMI I SALIANJIT
Orët e fundit vrasje në Vlorë, plagosje në Dimal….
Rendi dhe siguria publike në degradim të plotë, thuajse çdo ditë media nxin në kronikën e zezë me vrasje, plagosje, drogë, dhunë, përdhunime, gjithçka jashtë kontrollit. Njësoj nxin qeveria në dështimin për të siguruar rend, siguri dhe qetësi qytetarëve.
Qeveria duhet urgjentisht të kryejë detyrën!
Bashkëpunëtorët e presionit e dhunës të fushatës elektorale po bëjnë kërdinë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb