Astronauti i misionit Apollo 16, Charlie Duke, ka dërguar një mesazh të veçantë për ekuipazhin e Artemis II, ndërsa ata po i afrohen destinacionit të tyre në hënë.
“Në Hënë ndodhet një fotografi e familjes sime. Lutem që t’ju kujtojë se ne, Amerika dhe e gjithë bota, jemi duke ju mbështetur”, është shprehur Duke në mesazhin e tij të regjistruar.
Fjalët inkurajuese të një astronauti që ka shkelur më parë në hënë vijnë në një moment simbolik për ekuipazhin e Artemis II, misioni i cili përfaqëson një hap të rëndësishëm në rikthimin e njerëzimit në satelitin natyror të Tokës.
View this post on Instagram
