Atletico Madrid dhuron spektakël në “Metropolitano”, duke mposhtur 4-0 Osasunën në LaLiga dhe koleskionuar suksesin e 2 radhazi brenda 3 ditësh.
Skuadra e Diego Simeones e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 24-t me Jonathan David. Vetëm nëntë minuta pas pushimit, Lee Kang-in dyfishoi avantazhin e Atletico Madridit me një goditje të fuqishme, të cilën Fernandez nuk arriti ta ndalte.
Në minutën e 61-të erdhi edhe goli i tretë. Pas një goditjeje të fortë të Cristian Romero, të devijuar nga Fernandez mbi traversë, nga këndorja pasuese Robin Le Normand shënoi, pasi topi u devijua nga një mbrojtës dhe përfundoi në cepin e sipërm të portës.
Osasuna tashmë e kishte të vështirë të përballonte ritmin e Atletico-s. Fernandez bëri edhe një pritje spektakolare ndaj një goditjeje me hark të Lee nga jashtë zonës.
Goli i katërt erdhi në minutën e 82-të. Johnny Cardoso dha një pasim të shkëlqyer në thellësi pas mbrojtjes së Osasunës, ndërsa Alex Baena e shfrytëzoi dhe vulosi fitoren 4-0.
Një sukses që e ngjit Atletico Madridin në vendin e tretë me 13 pikë, vetëm dy më pak se Barcelona dhe Real Madridi.
Ndërkohë, fitore edhe për Sevillan, që mposhti 1-0 Deportivo La Coruñan, duke regjistruar suksesin e katërt në gjashtë ndeshje. Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në pjesën e dytë falë realizimit të Miguel Sierras. Humbja ishte e para për Deportivo-n pas rikthimit në elitën e futbollit spanjoll.
