Të shtunën në “Arenën Kombëtare” është në program ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të shkojë për llogari të kualifikueseve të Botërorit.

11 vite pas sfidës së Beogradit, të dyja skuadrat përballen në Tiranë, me synimin e vetëm 3 pikët.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka tregoi situatën e kuqezinjve, në një intervistë për Log. në News 24.

“Si paraqitet gjendja e skuadrës – Përgatitjet kanë filluar nga data 27. Vazhdojnë stërvitjet, ekipi është në gjendje të mirë shëndetësore. Kemi pasur vetëm 2-3 shqetësime të vogla që shpresoj që do të rikuperohen deri në ditën e ndeshjes dhe të gjithë do të jenë në dispozicion për ndeshjen kundër Serbisë.

Deri tani i kemi të gjithë në dispozicion të trajnerit dhe pastaj do të vendosë ai se kë lojtar do të hedhë në fushë nga minuta e parë dhe kë më vonë. E rëndësishme është që ne të gjithë si një skuadër të kemi një performancë dhe rezultat pozitiv për të arritur objektivat tona.

 

Cili do të ishte rezultati pozitiv për ne, fitorja apo barazim? – Në letër, dy skuadrat që luftojnë për vendin e dytë në grup jemi ne dhe Serbia. Anglia është më e favorizuar për të dalë në vend të parë në grup. Kjo mund të konsiderohet një derbi sportiv pasi ajo që do të arrijë rezultatin pozitiv do të ketë më shumë shanse për të siguruar vendin e dytë dhe për të shkuar në play-off. Rezultati pozitiv për ne janë tre pikët përderisa luajmë në shtëpi. Ky është objektivi i ekipit.

(J.S/BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb