Mjaftoi edhe një version jo plotësisht në formë i Jannik Sinner për të fituar lehtësisht ndaj Francisco Cerundolo në më pak se një orë e gjysmë lojë, me rezultatin 7-5, 6-1.
Tenisti italian, jo në gjendjen më të mirë fizike, hasi vështirësi në setin e parë, duke bërë shumë gabime – sidomos me goditjen e majtë, diçka e rrallë për të. Sinner ishte në avantazh dy herë gjatë pjesës së parë, por në të dyja rastet u kundërthy menjëherë, duke treguar një paraqitje jo të përsosur.
Në çerekfinale, Sinner do të përballet me Ben Shelton: për të kaluar Carlos Alcaraz dhe për t’u ngjitur në vendin e parë të renditjes botërore, italiani duhet të shkojë deri në fund dhe të fitojë turneun.
Në sfidat e tjera të raundit të 1/8 të ATP në Paris, numri 3 i botës Alexandër Zverev nuk e pati aspak të vështirë të mundte 2-0 spanjollin Fokina. 6-2 dhe 6-4 ishte rezultati që prodho kjo sfidë, me tenistin gjerman që do të sfidojë Medvedev në çerekfinalen e së premtes. Në krahun e tij në sfidën e raundit të 1/8 Medvedev mundi 2-1 italianin Sonego. Suksesi i nr.13 të botës erdhi me përmbysje pasi kishte humbur setin e pare 3-6, duke fituar gjithë sfidën 7-6 dhe 6-4.
