Për analistin Fitim Zekthi, ndarja Trump-Musk mund të rikuperohet pasi ata kanë nevojë të madhe për njëri-tjetrin. Por nëse kjo ndarje vazhdon, analisti Zekthi e sheh me pasoja në zgjedhjet e ardhshme në SHBA.
Në lidhje me arsyen e konfliktit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk, Zekthi thotë se është natyra e pushtetit që e gjeneron.
“Aty kishte dy pole pushteti dhe ishte aq i madh pushteti i Musk sa u duk sikur ai ishte presidenti i SHBA. Është konflikt që vjen nga mënyra si qeveris në pushtet. Nuk ka njohur SHBA të tillë president që qeveris në limitetet e kushtetueshmërisë.
Fitim Zekthi: Ndarja ka ndodhur por mund të rikuperohet. Ata kanë nevojë të madhe për njëri-tjetrin. Askush prej të dyve nuk mund ta tolerojë humbjen e njëri-tjetrit. Nëse do të vazhdojë kjo ndarje, do të ketë pasoja të dëmshme në zgjedhjet e ardhshme.
Donald Trump se ka problem t’i hajë fjalët. Është natyra e pushtetit që gjeneroi këtë konflikt. Aty kishte dy pole pushteti dhe ishte aq i madh pushteti i Musk sa u duk sikur ai ishte presidenti i SHBA. Është konflikt që vjen nga mënyra si qeveris në pushtet. Nuk ka njohur SHBA të tillë president që qeveris në limitetet e kushtetueshmërisë.
Natyra e pushtetit të Trump ishte e tillë që do të përplasej me natyrën e pushtetit të Musk.
(BalkanWeb)